Sport

Sport

Messi, golashënuesi më i mirë në pesë ligat e mëdha

Publikuar më 08 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Goli i Lionel Messit nga pika e bardhë kishte vlerën e tri pikëve për Barcelonën në ndeshje ndaj Real Sociedadit. Për yllin argjentinas kishte vlerën e një rekordi tjetër, ka njoftuar sajti zyrtar i Barcelonës të shtunën mbrëma.

Messi ka shënuar golin e 438 në kuadër të kampionatit. Tani ka një gol kampional më shumë se Cristiano Ronaldo, që do të thotë se është golashënuesi më i mirë në histori në pesë ligat e mëdha evropiane, transmeton KOHA.

Messi ka qenë i pari në këtë listë deri më 25 janar, kur Ronaldo e kaloj atë me golin ndaj Napolit. Gjashtë javë më vonë, Messi kthehet në pozitën e parë, ka njoftuar Barcelona.

Me penalltinë e realizuar në minutat e fundit të ndeshjes të luajtur të shtunën mbrëma, Messi ka marrë pjesë në 25 gola në 24 ndeshje ndaj Real Sociedadit. Ai ka shënuar 16 gola kurse ka bërë nëntë asistime ndaj skuadrës baske.

Messi po ashtu është lojtari që ka siguruar më së shumti pikë për ekipin e tij (25), falë kontributit në 31 gola në këtë edicion.