Sport

Sport

Zidane merr përgjegjësinë për humbjen nga Betisi

Publikuar më 09 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka marrë përgjegjësinë për humbjen që skuadra madrilene e pësoi të dielën në udhëtim nga Real Betisi me 2:1.

Reali me humbjen e pësuar nga humbur edhe kreun e La Ligas. Zë vendin e dytë me dy pikë disavantazh nga Barcelona që kryeson.

"Ne bëmë një ndeshje të keqe nga fillimi deri në fund. Nuk u futëm në ndeshje si duhet. Humbëm shumë topa dhe ishte ndeshje e keqe. Unë jam përgjegjës, por nuk kam një shpjegim. Nuk mund të jemi të lumtur me këtë ndeshje", ka thënë Zidane për gazetën "Marca", transmeton Koha.net.