Sport

Sport

Shtyhet ndeshja Manchester City Arsenal për shkak të koronavirusit

Publikuar më 11 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Është shtyrë ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit e cila do të zhvillohej sot, për shkak të frikës së koronavirusit.

Shtyrja e ndeshjes është ndërmarrë si "masë paraprake" ndërsa disa nga lojtarët e Arsenalit janë të vetë-izoluar për shkak se kanë pasur kontakte me pronarin e Olympiakosit, Evangelos Marinakis i cili është diagnostikuar me koronavirus, transmeton KOHA.

Arsenali ka thënë se Marinakis ka takuar disa lojtarë të tyre, kur ata kanë pritur Olympiakosin për Evropa Ligë, dy javë më parë.

Marinakis, i cili gjithashtu ka nën pronësi ekipin anglez Nottingham Forest, është diagnostikuar me Covid-19.