Sport

Sport

Messi: Bëhuni të përgjegjshëm, rrini në shtëpi

Publikuar më 15 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Superylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka publikuar të shtunën një fotografi të tij me një pjesë të familjes dhe ka dhënë në porosi. Ai ka kërkuar që njerëzit të jenë të përgjegjshëm dhe të rrinë në shtëpi, raporton BBC.

La Liga spanjolle, njëjtë si të gjitha kampionatet e mëdha evropiane, është pezulluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në Spanjë situata është shumë e rëndë. Pritet që Spanja të bllokohet plotësisht pas rasteve të shumta me koronavirus.

"Tani është koha të jemi të përgjegjshëm dhe të rrimë në shtëpi. Këto janë ditë të komplikuara për të gjithë. Ne jemi të brengosur me atë që po ndodh dhe duam të ndihmojmë duke vendosur veten në vendin e atyre që po vuajnë më së shumti, pasi janë prekur vet, familjet e tyre, shokët, apo për faktin që punojnë në vijat e para në spitale dhe qendra mjekësore", ka shkruar Messi.

Shumë yje të sportit kanë dhënë mesazhe publike në përkrahje të njerëzve të prekur nga koronavirusi.

"Shëndeti duhet gjithnjë të jetë në rend të parë. Është një situatë e veçantë dhe duhet t'iu përmbahemi instruksioneve. Vetëm kështu virusi mund të luftohet në mënyrë efektive. Është moment perfekt të shijojmë kohën me të afërmit tanë, që jo gjithnjë e kemi. Përqafime për të gjithë, me shpresë se mund të kalojmë këtë situatë shpejtë", ka shkruar Messi.