Sport

Sport

“Sa më shumë testime, aq më mirë”, këshillat më të reja për koronavirusin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Publikuar më 17 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Masa më e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë testimet e vazhdueshme të popullatës për prani të virusit COVID-19 në gjak.

Sipas tyre, sa më shumë testime aq më mirë do dimë se nga kush të mbrohemi, përcjell Gazeta Express.

Ata thonë se është rritur dukshëm numri i të prekurve dhe i viktimave tek moshat e reja. Ata u bëjnë thirrje që të mos blihen preprate mjekësore rezervë pa nevojë, për shkak se do e shtonte mungesën në vendet ku me të vërtetë ka nevojë.

Nga OBSH thonë se masat preventive gjithashtu duhet të respektohen, larja e duarve, shmangia e kontaktit me njerëz të sëmurë ose bartës potencial të virusit, izolimi dhe masat e tjera.

Ata madje i përshëndetën edhe videot sensibilizuese të njerëzve siç ishte ajo e duartrokitjeve për stafin mjekësor nga ballkonet dhe ofrimi vullnetarëve për ndihmë.

Nga OBSH thonë se po bëjnë gjithçka që mundin për të parandaluar përhapjen.

Sipas tyre, lufta më e mirë është mos transmetimi. Personat me diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe respirator janë personat më të ekspozuar ndaj rrezikut në rast se preken me virusin COVID-19./Gazeta Express/