Sport

Sport

Interi ia bën të qartë Barcelonës, s’do shkëmbime, por vetëm para për Lautaron

Publikuar më 21 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Interi ka refuzuar kërkesën e Barcës që në marrëveshje për Lautaron të përdorë edhe disa lojtarë

Interi do të pranojë nga Barcelona vetëm para kesh për Lautaro Martinezin dhe në asnjë moment s'do të konsiderojë përfshirjen e ndonjë lojtar, raporton Sport.

Është raportuar se Antonio Conte mund të kërkojë Arturo Vidalin që të përfshihet në marrëveshje, derisa Martinez kërkohet me ngulm nga klubi nga Camp Nou.

Por Interi nuk dëshiron të dëgjojë emra të lojtarëve që përfshihen në marrëveshje, dëshiron 111 milionë euro, aq sa është klauzola, asgjë tjetër.