Sport

Sport

Ish-ylli i Man United, Fellaini infektohet me koronavirus

Publikuar më 22 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Marouane Fellaini është infektuar me koronavirus në provincën kineze Jinan, sipas departamentit shëndetësor lokal.

Ish-ylli i Evertonit dhe Manchester Unitedit Fellaini është duke luajtur momentalisht për ekipin e Superligës së Kinës, Shandong Luneng dhe thuhet se kishte udhëtuar me tren më 20 mars, kur edhe ishte testuar për Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Ai është lojtari i parë në Superligën kineze që del pozitiv me koronavirus deri më tani. Njëlloj si pothuajse në gjithë botën, edhe liga elitare kineze është pezulluar deri në një datë të papërcaktuar.

Edhe pse virusi Covid-19 e ka zanafillën në Kinë, sipas mediave botërore ky vend ka shënuar rënie drastike në rastet me koronavirus në muajin e fundit, ndërkohë që nëpër botë virusi është duke u përhapur në mënyrë të pakontrollueshme.