Sport

Sport

Messi dhe Ronaldo synojnë atë që e kanë arritur tetë futbollistë në histori

Publikuar më 23 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Kanë fituar shumë Topa të Atë dhe trofeu të UEFA Champions League, por ju mungon diçka që ëndërron çdo lojtar, trofeu i Kupës së Botës.

Përderisa në futbollin modern Liga e Kampionëve është vërë gara më prestigjioze për futbollistët dhe tifozët, shumë tifozë më të vjetër të futbollit e vlerësojnë ende Kupën e Botës si garën më të madhe në botën e futbollit.

Ndërsa, sa i përket titujve individual, duke i lënë anash garat me skuadrat, Topi i Artë mbetet si çmimi më prestigjioz me të cilin mund të shpërblehet një futbollist gjatë karrierës së tij.

Megjithatë, janë tetë futbollistë që në histori të këtij sporti i kanë arritur të tria këto shpërblime gjatë karrierës së tyre, duke u bërë kampion në botë me ekipin e tyre kombëtar, kampion evropian me klubin e tyre dhe duke u shpallur lojtari më i mirë në planet; Sir Bobby Charlton, Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Paolo Rossi, Zinedine Zidane, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka:

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo tashmë kanë fituar gjithçka, por jo Kupën e Botës dhe edhe pse në moshë, Messi afër 33 vjeç, Ronaldo 35 - ata ende shpresojnë që të arrijnë diçka të tillë.