Sport

Sport

Salah apo Hazard? Nga karantina, Ferdinand zgjedh më të mirin

Publikuar më 24 Mars 2020

Artikuj të ngjashëm

Sipas Ferdinand, tani për tani Salah është më i mirë se Hazard

Duke qenë se e gjithë bota është paralizuar dhe mbyllur për shkak të koronavirusit, futbollistë e ish-futbollistë kohë pas kohe po kyçen live në rrjetin social, Instagram, raporton Gazeta Express.

I fundit që e ka bërë këtë, duke tentuar të bashkëbisedojë sadopak me fansat e tij të mbyllur gjithashtu për shkak të COVID-19, është legjenda e Man united, Rio Ferdinand.

Atij i është kërkuar që të zgjedhë më të mirin mes Mohamed Salah dhe Eden Hazard.

"Hazard mund ta mposhtë çdo kënd një me një. E pëlqej me të vërtetë, por në këto momente Salah është më i mirë", u përgjigj Ferdinand.

Atë që bëri për shumë vite te Chelsea, Hazard ka dështuar ta bëjë që prej ditës së parë kur është transferuar në Real Madrid, ai ka vuajtur nga dëmtime të rënda.

"Ai është lojtar i rrezikshëm, në një me një ai mund ta mposhtë çdo kënd, ai është më i miri. Këtë s'po e tregon që kur i është bashkuar Real Madridit", shtoi Ferdinand.

Hazard ka bërë vetëm 15 paraqitje me Realin, ka shënuar një gol.