Sport

Sport

Atletico fiton Ligën e Evropës për herë të tretë

Publikuar më 17 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Atletico Madrid ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Evropës për herë të tretë në histori të klubit. Skuadra madrilene fitoi në finalen e edicionit të sivjetmë ndaj Marseilles duke e mposhtur 0 me 3 në ndeshjen e zhvilluar në Lyon.

Dy gola i realizoi Antoine Griezmann, ndërsa të tretin e shënoi Gabi. Para këtij titulli, Atletico e kishte fituar Ligën e Evropës në vitet 2010 dhe 2012.