Sport

Sport

Atletico po kërkon zëvendësuesin e Antoine Griezmann

Publikuar më 16 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Atletico Madrid ka nisur punën për të gjetur lojtarin që do ta zëvendësojë vendin e lënë bosh nga sulmuesi francez. Antoine Griezmann dje ka njoftuar se do të largohet në përfundim të stinorit nga Ateltico Madridi dhe destinacioni i tij më i mundshëm mbetet Barcelona.Duke e ditur se po humbasin njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, drejtuesit e Atleticos kanë filluar ta kërkojnë lojtarin ideal që do ta zëvendësonte Griezmannin.

I pari që pëlqehet nga Diego Simeone është Paulo Dybala i Juventusit edhe për faktin që argjentinasi ka një stil të ngjashëm loje me Griezmannin, por çmimi i lartë prej 100 milionë eurosh përbënë problem për Atleticon.

Tjetër alternativë është Edinson Cavani i Paris Saint-Germain. Uruguaiani dëshiron të fillojë një aventurë të re dhe me përvojën që ka do të ishte një zgjidhje adekuate për Simeonen. Mundësia tjetër është Mauro Icardi.

Ky i fundit ka prishur marrëdhëniet me Interin dhe pritet të largohet nga zikaltërit në verë. 26-vjeçari është një vrasës para portës dhe Simeone e preferon ta ketë një lojtarë me karakteristikat e argjentinasit.