Sport

Sport

Bale shënon në fitoren e Real Madridit kundër Arsenalit (VIdeo)

Publikuar më 24 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gareth Bale e ka shënuar një gol, e ka shpëtuar një tjetër duke e hequr topin nga vija e portës dhe e ka humbur një penallti në paraqitjen e tij befasuese, në fitoren e Real Madridit në penallti kundër Arsenalit, në një ndeshje miqësore të mërkurën mbrëma.

Në një ndeshje ku u shënuan dy gola dhe të dy ekipet mbeten me nga një futbollist më pak në fushë, ishte ndikimi i Bale nga banka e rezervistëve që i pushtoi ballinat botërore, raporton Gazeta Express.

Anësori uellsian shënoi vetëm 10 minuta pasi u fut në lojë më pak se dy ditë pasi trajneri i tij Zinedine Zidane kishte thënë se Bale kishte refuzuar të luante ndaj Bayern Munichut dhe se ishte buzë largimit nga klubi.

Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Nacho u përjashtua me karton të kuq pas vetëm 10 minuta lojë pasi shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë në zonë.

Alexandre Lacazette realizoi nga penalltia për Arsenalin, para se Pierre-Emerick Aubamneyang ta dyfishonte epërsinë në minutën e 24-të.

Në fund të pjesës së parë, edhe skuadra e Unai Emery mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Papastathopoulos.

Skuadra e Zidane e nisi furishëm pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin brenda tre minutave. Bale, i ardhur nga stoli, realizoi në minutën e 56-të para se Marco Asensio ta barazonte rezultatin në 2:2 vetëm tre minuta më vonë.

Fituesi i vendos në penallti, ku Reali fitoi 3:2.