Sport

Sport

Barcelona i jep ultimatum talentit amerikan

Publikuar më 21 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Bracelona i ka dhënë ultimatum talentit amerikan Konrad De La Fuente për nënshkrimin e kontratës së re, raportoi "ESPN" të hënën.

De La Fuente, 18-vjeçar, nuk është pajtuar me kontratën e re që i është ofruar nga Barcelona dhe është duke u lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra e Bundesligës gjermane Hertha, transmeton Koha Ditore.

Ish-përzgjedhësi i SHBA-së, Juergen Klinsmann, është në krye të Herthas. Por Barcelona është e interesuar të mbajë talentin amerikan dhe i ka ofruar kontratë të re me pagë fillestare prej 450 mijë euro në vit që do të rritet deri në 600 mijë euro me kalimin e kohës.

Kontrata do të jetë trivjeçare. Në rast se De La Fuente nuk firmos kontratën, atëherë ai mund të bllokohet te Barcelona deri në fund të stinorit.