Sport

Sport

Cuisance nënshkruan me Bayernin deri më 2024: “Krenar që do ta veshi fanellën e Bayernit, jam gati!”

Publikuar më 18 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

20-vjeçari, Cuisance ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri më 2024.

Michael Cuisance tashmë është i Bayern Munich. Gjatë ditës së sotme ai ka kryer me sukses testet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, raporton Gazeta Express.

Michaël Cuisance dhe drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzi?

"Pas testeve mjekësore që kreu me sukses, Michael Cuisance ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, valide deri më 30 qershor, 2024 dhe javën tjetër do t'i nisë stërvitjet", thuhet në njoftimin e Bayern.

Mesfushori francez u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re dhe thotë se është gati për ta veshur fanellën e klubit gjerman.

20-vjeçari, Michael Cuisance, gjatë testeve mjekësore te Bayern Munich

"E di se është hap i madh për mua, por ndihem gati dhe krenar që do ta veshi fanellën e FC Bayern. Për mu, është mirë që disa lojtarë francez tashmë luajnë për Bayernin dhe kjo do të më ndihmojë të integrohem sa më parë në ekip", tha futbollisti i ri i Bayern.

Michaël Cuisance ka qenë te Borussia Mönchengladbach që nga korriku 2017 dhe ka bërë 35 paraqitje në Bundesliga.