Pasi më shumë se 30 lojtarë të NBA-së refuzuan të luanin për kombëtaren e tyre të basketbollit sepse kishin punë më të zgjuar sesa të luanin në Kupën e Botës në Kinë (31 gusht - 15 shtator), Gregg Popovich mbeti pa një lojtar që me të vërtetë dëshironte të veshte fanellën e SHBA-së.
Basketbollisti i Toronto Raptors, Kyle Lowry është detyruar që të braktis kampin amerikan shkaku i dëmtimit të gishtit të madh të dorës.
Lojtari kishte pësuar lëndim në serinë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes kundër Philadelphia 76ers gjersa pjesën tjetër të sezonit e ka zhvilluar nën dhimbje të mëdha dhe tani ishte detyruar të kryente një ndërhyrje kirurgjike.