Sport

Sport

Emery: PSG-ja ka mësuar nga humbja me Barcelonën

Publikuar më 14 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Unai Emery, ka pohuar se Paris Saint-Germaini mund të tregojë se sa larg ka arritur në ndeshjen kundër Real Madridit që prej humbjes së famshme nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Parisienët siguruan fitoren 4 me 0 kundër spanjollëve, të cilët realizuan rikthimin më të famshëm kur fituan 6 me 1 në ndeshjen kthyese.

Që prej asaj humbje, PSG-ja është përforcuar me Neymarin dhe Kylian Mbappen dhe sivjet presin rivalin e Barçës, Realin në Ligën e Kampionëve".

"Ndoshta përgatitja për këtë ndeshje [Real Madridin] filloi me atë ndeshje", ka thënë Emery për Daily Mail. "Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ju mësoni shumë. Ekipi është gati të garojë në këtë nivel. Kemi më shumë përvojë dhe jemi të përgatitur më mirë".

"Kjo ndeshje është mundësi për ne. Ne po luajmë kundër kampionëve dhe një ekipi që ka fituar më së shumti këtë garë. Duam të arrijmë këtë nivel. Kemi respekt për rivalët, por gjithashtu kemi shumë besim në aftësinë tonë për t'u kualifikuar në çerekfinale. Kemi mundësi të tregojmë sa kemi avancuar", ka thënë veç të tjerash Emery.