Sport

Sport

Falcao: “Çfarëdo që bën Messi do të kritikohet gjithmonë sepse është më i miri në botë”

Publikuar më 18 Qershor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Falcao i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit.

Pas humbjes së Argjentinës 2-0 nga Kolumbia, Lionel Messi ishte sërish cak i mediave, që e kritikuan argjentinasin për paraqitjen në ndeshjen e parë në Kupën e Amerikës, raporton Gazeta Express.

Por, Radamel Falcao i Kolumbisë, ka vetëm fjalë të mira për magjikun e Barcelonës.

Sipas Falcao, Messi do të kritikohet gjithmonë, luajti mirë apo keq, sepse është futbollisti më i mirë në botë.

"Nëse Messi shënon një gol do t'i kërkojnë dy nga ai. Nëse shënon nga gjuajtja e lirë, do të thonë kundërshtarët nuk ishin rreshtuar mirë. Nëse Argjentina humb, do të flitet se është faji i tij. Ky është çmimi që ai duhet të paguajë si lojtari më i mirë në botë", deklaroi Falcao.

Messi ka zhvilluar një ndër sezonet më të mira në karrierë me Barcelonën, ku fitoi La Ligan.

Ai e mbylli edicionin 2018/19 me 51 gola në 50 paraqitje si dhe ka dhuruar 22 asistime.