Sport

Sport

Klopp: Chelsea më kujton Dortmundin e para disa viteve

Publikuar më 21 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se Chelsea aktual i kujton Dortmundin e para disa viteve.

Ai ka thënë se lojtarët e rinj të Chelseat, Tammy Abraham dhe Mason Mount tani vlerësohen mbi 60 milionë euro, transmeton kp.

Skuadra e tij do të udhëtojë të dielën në Stamford Bridge, në derbin kryesor të javës së gjashtë në Premier Ligë.

"Chelsea është skuadër e mirë, më kujton Dortmundin e para disa viteve. E blenë Pulisiqin për 60 milionë euro. Lojtarët e tjerë kanë po ashtu të njëjtën vlerë. Abraham e Mount kushtojnë 60 milionë euro ose më shumë. Hudson-Odoi vlen për këtë shifër gjithashtu", deklaroi ai.