Sport

Sport

Klubi "i gjelbër" i futbollit dëshiron ta shpëtojë botën

Publikuar më 15 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Thirrjet janë të tilla, "Ju idiotë vegjetarianë, jeni duke ngrënë barin tonë". Abuzimet drejtohen te një lojtar i skuadrës së Kategorisë së Katërt të Anglisë në futboll, Forest Green Rovers. Ai qëndron me fytyrë shtrirë në bar dhe pa lëvizur pas një dueli me lojtarin e FC Walsallit në një ndeshje të League Two, muajin e kaluar.

Forest Green, me lokacion në Gloucestershire, në jugperëndim të Anglisë, mund të jetë klub i rangut më të ulët, por është bërë një nga klubet më të përfolura në botën e futbollit. Ka grupe të tifozëve në më tepët se 50 shtete dhe fanellat e reja të gjelbra me vija të zeza si të zebrës janë shitur për pak minuta në fillim të stinorit me porosi online nga SHBA-ja, Kina dhe Australia.

Derisa disa klube përfliten për numrin e trofeve që kanë fituar apo stilin atraktiv të lojës, Forest Green ka një tregim shumë më ndryshe, shkruan CNN, transmeton Koha Ditore. Është klubi i vetëm sportiv që është karbon neutral i njohur nga Kombet e Bashkuara.

Te Forest Green, autobusi i skuadrës dhe po ashtu kositësja e barit janë tërësisht elektrike. Bari në fushë është i pastër nga pesticidet. Fanellat e lojtarëve dhe mbrojtëset e këmbëve janë të bëra nga bambusi.

Sapuni në banjë është po ashtu nga bimët dhe ekologjik. Ushqimi që shërbehet në ditën e lojës nuk përmban fare produkte të kafshëve dhe në vitin 2017 klubi ishte i pari që mori shenjën dalluese vegjetarian nga "Shoqëria Vegjetariane".

Për që klubi ekziston dhe shet ushqime të caktuara është e jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se në vitin 2010 ishte pranë shuarjes.

Në atë periudhë po priste edhe rënien nga kategoria e pestë e Anglisë dhe ishte pranë kolapsit ekonomik. Anëtarët e bordit kërkuan ndihmë nga biznesmeni lokal Dale Vince, që ka bërë pasurinë pasi krijoi kompaninë e parë në Britani të energjisë ripërtërirëse Ecotricity në vitin 1996. Mirëpo, Vince kishte hezitimet e tij.

"Kurrë nuk kisha plan që të drejtoja një klub futbolli apo të punoja në futboll në çfarëdo mënyre. Por, klubi ishte në telash dhe ishte në oborrin tonë. E dija se sa shumë do të thoshte për komunitetin dhe doja të ndihmoja që të mbijetonte atë verë. Dukej si një gjë e duhur për të bërë", ka deklaruar Vince.

Përqendrimi në ushqim

Por, nëse Vince do të vinte në klub, atëherë fytyra e klubit duhej të asocohej me vizionin e tij të gjelbër.

"Ne menduam se 'çfarë nëse mund të përdorim futbollin si një kanal të ri për komunikim?' Menduam se mund të kishim pak argëtim duke krijuar një klub të gjelbër të futbollit dhe duke folur për botën më të gjerë të sportit. Çfarë nëse mund të bëjmë tifozët e futbollit po ashtu pasionues për ambientin? Nuk mund të bënim këtë pa sjellë etikën tonë dhe vizionin tonë", ka thënë Vince.