Sport

Sport

Lampard i dëshpëruar me paraqitjen

Publikuar më 26 Shkurt 2020

Artikuj të ngjashëm

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka pranuar se Bayerni ka dominuar plotësisht në ndeshjen e së martës mbrëma në Londër. Bayerni fitoi 3:0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.

"Paraqitja ishte e dobtë dhe duhet të pranojmë këtë. Na kanë dominuar në çdo aspekt. Niveli i Bayernit si ekip bënë që të kërkoj rregullisht titullin në Bundesligë dhe në Evropë. Jam i dëshpëruar që nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Duhet të pranojmë këtë disfatë dhe të punojmë për të arritur në nivelin që e dëshirojmë", ka thënë Lampard për BT Sport.