Sport

Sport

Mourinho e do, Ibrahimovic lidhet me një kalim te Tottenhami

Publikuar më 22 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tottenham Hotspur është klubi i fundit që po lidhet me një transferim të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Ibrahimovic mund të plotësojë boshllëkun e mbetur në sulmin e Tottenhamit nga Fernando Llorente, i cili kaloi te Napoli gjatë verës.

38-vjeçari do të bëhet një agjent i lirë kur kontrata e tij me LA Galaxy skadon muajin tjetër dhe mund të transferohet me kosto zero te cilado skuadër.

Bologna dhe veçanërisht Milani kanë qenë të lidhura me kthimin e tij në Itali, por te kuqezinjtë gjithashtu janë shfaqur edhe emra tjerë në listën e dëshirave.

Suedezi njihet për raportin e tij të fortë me trajnerin e ri të Spurs, Jose Mourinho, pasi kanë punuar me të në Inter dhe Manchester United.

Përkundër kësaj, ish-trajneri i Nerazzurrve e bëri të qartë që ai nuk do të mbyllte derën për përforcime në janar.

Në radarin e Spurs janë edhe Nemanja Matic, Bruno Fernandes dhe Ruben Dias.