Sport

Sport

Rakitic pas barazimit me Bilbaon: Ter Stegen jep shumë për skuadrën, është një nga më të mirët në botë

Publikuar më 11 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, e ka ngritur edhe një herë lart Marc-Andre ter Stegenin. Portieri gjerman ishte thjesht fantastik në barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbao, duke u tregua vendimtar për katalunasit.

"Marc është një nga më të mirët në botë, ai na jep shumë", ka thënë Rakitic pas ndeshjes.

"Për mua, siç e kam thënë gjithmonë, ai është një nga portierët më të mirë në botë, ai është shumë i rëndësishëm për ne".

"Ne tentuam, por nuk ishte e shkruar të ndodhte. Është një tjetër pikë, duhet të shikojmë anën pozitive", ka shtuar kroati.

Ter Stegen iu bashkua Barçës në verën e 2014 nga Borussia Monchengladbach për 12 milionë euro.

Aktualisht Barcelona renditet në pozitën e parë në La Liga me 51 pikë, gjashtë pikë më shumë se Real Madridi.