Sport

Sport

Raportet e tensionuara me Fonsecën, Roma mendon ta huazojë kapitenin Florenzi

Publikuar më 07 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Alessandro Florenzi nuk është duke kaluar një periudhë të mirë te Roma.

Kapiteni i Giallorosëve ka pasur raporte të tensionuara me trajnerin Fonseca dhe ka mbetur në bankën rezervë.

Tekniku portugez e ka lënë si zgjedhje të tretë Florenzin për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi para kapitenit preferohen Davide Santon dhe Leonardo Spinazzola.

Interi vazhdon të mbetet e interesuar për t'i fituar shërbimet e anësorit italian dhe është gati ta shkëmbejë me Politanon.

Por së fundmi në garë janë futur edhe dy skuadrat Sampdoria dhe Cagliari që duan huazimin e Florenzit.

Roma preferon huazimin e lojtarit dhe jo largimin e tij, ndërsa Cagliari mbetet skuadra favorite për ta marrë Florenzin në huazim.

Cagliari është duke kaluar nëpër një moment shumë të mirë dhe Florenzi do t'i ndihmonte për tu rikthyer pas shumë viteve në garat evropiane.