Sport

Sport

Sulmuesi japonez Abe afër marrëveshjes me Barcelonën

Publikuar më 12 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sulmuesi japonez Hiroki Abe është pranë transferimit te Barcelona nga Kashima Antlers, pasi është arritur marrëveshja mes dy skuadrave, raporton "Goal.com" të premten.

Abe 20-vjeçar ka luajtur rol kyç në triumfin e Kashimas në Ligën e Kampionëve të Azisë stinorin e kaluar. Ai pritet të zyrtarizohet te Barcelona së shpejti, ndërsa ka mbetur vetëm të kalojë testet mjekësore.

Reprezentuesi i Japonisë stinorin e kaluar fitoi çmimin e fillestarit të vitit në J League. Ai ndeshjen e parë me Japoninë e luajti muajin e kaluar, duke u aktivizuar si zëvendësues në ndeshjen e Japonisë në Copa America ndaj Kilit.

Abe pritet të aktivizohet në skuadrën e dytë të Barcelonës. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që të depërtojë shpejt në skuadër të parë.