Sport

Sport

Xhaka: “E dinim çfarë duhet të bëjmë dhe ia dolëm”

Publikuar më 15 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Xhaka është shprehur i lumtur me arritjen e Arsenalit, që e mposhti 3-0 Rennesin për t'u kualifikuar në çerekfinale të Europa League.

Arsenali kishte humbur 3-1 në ndeshjen e parë në Francë, por përmbysi gjithçka në atë të kthimit në "Emirates" për të fituar 3-0 dhe për t'u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League, raporton Gazeta Express.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka e nisën nga fillimi këtë takim, ky i fundit ka reaguar menjëherë në Instagram pas ndeshjes.

"E dinim çfarë duhet të bëjmë dhe ia dolëm", shkroi Xhaka, teksa falënderoi tifozët: "faleminderit tifozëve për mbështetjen".

Arsenali do të mësojë kundërshtarin të premten në shiritin që do të hidhet nga ora 13:00.