Tahiri: Ligji për Pagat prioritet, të futet në zbatim siç ka qenë

Tahiri-01

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Tahiri thotë se ka punuar shumë për Ligjin e Pagave në Qeverinë Haradinaj dhe presin vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne patëm buxhetuar Ligjin e Pagave. Qeveria Kurti e ka larguar. Ne centë më cent e patëm buxhetuar për tërë vitin Ligjin e Pagave. Ligji i Pagave është prioritet dhe duhet të futet në zbatim ashtu siç ka qenë. Do të shohim nëse ka ndonjë nen që na kontestohet. Qeveria Haradinaj i ka lënë çdo centë nga janari e deri në dhjetorë të këtij viti. Qeveria Kurti i ka larguar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se do të bëjnë analizën e vendimeve të Qeverisë Kurti dhe një pjesë e tyre do të shfuqizohen. “Me ato vendime Qeveria Kurti e ka futur në borxh shtetin pasi ju e dini si funksionojnë përmbaruesit”.

Tahiri thotë se janë veprime të jashtëligjshme ato që i ka marrë Qeveria Kurti pas shkarkimit dhe sipas tij të gjitha do të shqyrtohen.

“Me Ligjin e Pagave do të përmbyllet një cikël shumë i rëndësishëm që kamë punuar me koleg të ndryshëm”, tha ndër të tjera Besnik Tahiri.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne