Tristan Thompson i uron Khloe Kardashian ditëlindjen – “Ti meriton botën”

1_Khloe-K

Tristan Thompson i uroi ditëlindjen nënës së vajzës së tij True, Khloe Kardashian me një mesazh shumë të ëmbël në Instagram.

Khloe mbushi 36 vite të shtunën dhe ish i dashuri i saj i uroi ditëlindjen publikisht në Instagram, duke postuar një foto të tyre dhe True në një trampolinë. Ai shkroi: “Jam i mençur mjaftueshëm sa për të kuptuar që ti erdhe në jetën time për të më treguar se çfarë do të thotë të jesh një njeri i mirë. E vlerësoj shumë faktin që mund të mësojë dhe rritem për shkak teje. E falenderoj Zotin për gruan e bukur dhe dashur që je për të gjithë, sidomos për vajzën tonë True. Ti meriton botën Koko! True dhe unë të duam mama. Urime ditëlindjen @khloekardashian”.

Khloe komentoi në këtë postim duke thënë: “Aww sa e ëmbël!! Faleminderit TT”.

Ajo dhe Thompson kanë qenë në lidhje për tri vite, por u ndan pasi që ky i fundit e tradhtoi disa herë. Herën e parë që mësoi që e ka tradhtuar, Kardashian ishte duke pritur që të lindte vajzën e tyre. Edhe pse i dha një shancë të dytë lidhjes së tyre, ajo u nda nga basketbollisti vitin e kaluar, pasi që mësoi që e ka tradhëtuar me Jordyn Woods.

Pavarsisht ndarjes së tyre, ish-çifti mbesin të afërt dhe janë izoluar së bashku me vajzën e tyre True gjatë pandemisë në shtëpinë e Kardashian.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne