Turqia dëshiron ta forcojë bashkëpunimin me SHBA-në

erdogan8

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se dëshirojnë që ta forcojnë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kjo vjen pasi Joe Biden është zgjedhur president i ri.

“Si Turqi, ne besojmë që interesat tona shtetërore janë të përbashkëta më SHBA-së, ato i tejkalojnë ndryshimet e tona në disa qëndrime”.

“Ne duam ta forcojmë më tej bashkëpunimin tonë me administratën e re të SHBA-së mbi një bazë të favorshme për të dyja palët në afat të gjatë”, ka thënë Erdogan për mediat në Turqi.

Erdogan ka thënë se bashkëpunimi turko-amerikanë u testua kur 13 shtetas të Turqisë u mbajtën peng nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut.

Forcat turke kryen operacionin 4-ditor “Kthetra-Shqiponja 2” në rajonin Gara javën e kaluar për të parandaluar PKK-në dhe grupe të tjera terroriste që të rivendosin pozicionet e përdorura për të kryer sulme terroriste ndërkufitare ndaj Turqisë.

Operacionet “Kthetra-Tigër” dhe “Kthetra-Shqiponja” u ndërmorën qershorin e kaluar për të ofruar sigurinë e banorëve dhe kufijve të Turqisë, shkruan Al Jazeera dhe Anadolu Agency.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne