Vaksina e shkencëtarëve kinezë, e sigurtë në fazën e parë të provës klinike

Kina-01

Në revistën e famshme mjekësore “The Lancet”, u publikua të premten një artikull për rezultatin e provës së parë klinike të vaksinës për koronavirusin e ri të studiuar nga 21 shkencëtarë kinezë.

Sipas këtij artikulli, vaksina e parë në botë e një adenovirusi të rikombinuar të tipit E për COVID-19, që është krijuar nga ekspertët kinezë, ka kaluar testin e sigurisë dhe mund të shkaktojë reagime imuniteti te njeriu.

Nga 16 deri më 27 mars 2020, u bë vlerësimi për 195 persona, duke përzgjedhur 108 prej tyre për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinës (51% meshkuj dhe 49% janë femra, me moshë mesatare 36.3 vjeç), të cilët u ndanë në tre grupe me nga 36 veta. U bënë prova përkatësisht me dozë të ulët, të mesme dhe të lartë të vaksinës dhe u regjistruan të gjitha rezultatet e provave dhe reagimet përkatëse të pjesëmarrësve.

Gjatë provave, te pjesëmarrësit u shfaqën disa simptoma, si dhimbje, temperaturë dhe lodhje, por shumica prej tyre ishin të lehta ose të mesme. Pas 28 ditëve, nuk ka pasur reagime negative ose të rënda.

14 ditë pas injektimit të vaksinës, janë shtuar në mënyrë të dukshme antitrupat, duke arritur vëllimin maksimal pas 28 ditëve. Reagimi nga qelizat T arriti nivelin maksimal pas 14 ditëve.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne