Vdesin dy persona nga COVID-19 në Mal të Zi

Mali-i-Zi-1

Dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar sot jetë në Mal të Zi, ndërkohë që priten edhe rezultate e testit edhe një pacient tjetër, i cili dyshohet se ka vdekur nga infeksioni, njoftuan autoritetet vendore.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë me përgjegjësi shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe substancën tonë ekonomike. Ne duhet të jemi në solidaritet dhe të bashkuar. Dallimet nuk janë rruga e suksesit, por rruga drejt dështimit. Kjo është e qartë për të gjithë”, tha qeveria në një njoftim në Twitter.

Ndryshe, sot janë konfirmuare 12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Aktualisht janë 157 raste aktive, prej tyre më së shumti në Rozhajë – 58, pasuar nga Podgorica me 34, etj., transmeton KosovaPress.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne