Vdesin tre pacientë në Gjilan, njëri i konfirmuar me COVID-19

spitali-gjilan

Tre pacientë kanë vdekur në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Ukshin Ismajli.

Ismajli tha se njëri nga pacientët ishte i konfirmuar me COVID-19, ndërsa dy të tjerë ishin në pritje të rezultateve.

“Gjatë 24 orëve kanë vdekur tre pacientë nga regjioni i Gjilanit. Njëri nga ata ishte COVID pozitiv, ndërsa për dy të tjerë jemi në pritje të rezultateve për të parë nëse ishin të infektuar. Pacientë ishin dy nga komuna e Kamenicës, dhe njëri nga Gjilani”, tha Ismajli për Klan Kosova.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne