Vdiq Adem Mikullovci

a

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Adem Mikollovci.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Mikullovcit.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!”, shkruan bashkëshortja, Lumnije Mikullovci.

Ajo ka thënë se ndërkohë do të njoftojnë për ceremoninë e varrimit.

Adem Mikollovci, në zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, u zgjodh  deputet i Kuvendit të të  Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Në vitin 1990 ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri. Gjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne