Veseli: Do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare

Veseli-4-696x928

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, reagoi edhe njëherë sonte lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij, nga ana e Gjykatës Speciale.

Veseli tha se Po të jetë nevoja, do ta mbrojnë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

“Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara. Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Veseli në profilin e tij në Facebook.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne