Zemaj: Janë gjobitur dhe mbyllur bizneset që nuk i kanë respektuar masat

hoti zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj njoftoi se sot së bashku me inspektorë dhe drejtues të Policisë së Kosovës, ka vizituar Aeroportin e Prishtinës, Adem Jashari.

Kjo sipas tij është bërë për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve.

“Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19”, theksoi Zemaj.

Ai potencoi se ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

“Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve! #QeveriaHoti”,përfundoi ai.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne