Zemaj paralajmëron gjoba për ata që s’respektojnë rekomandimet

zemaj-060620

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar gjoba për ata që s’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, teksa numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të rritet.

“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtar. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona të përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetues. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që të rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se janë duke bërë çmos që mos të rikthehen masat izoluese.

Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, e kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me COVID-19.

“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”, tha Zemaj, raporton Ekonomia Online.

I pari i shëndetësisë, teksa foli për shtimin e rasteve me COVID-19, tha se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie.

“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”, tha ai.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne